Në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po gjykohen ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ka nisur dëshminë e tij, dëshmitari i mbrojtur 01493.
Prokurori Nathan Quick ka thënë se dëshmitari ka qenë pjesë e Zonës Operative të Dukagjinit.
Quik ka thënë se dëshmitari ka deklaruar se personi kryesor në UÇK ka qenë Hashim Thaçi.
Shumica e seancës ku u dëgjua dëshmitari i mbrojtur 01493, është zhvilluar në mënyrë private.
Rreth marsit të vitit 1999, sipas prokurorisë, dëshmitari ka gjetur një dokument që supozohet të jetë nxjerrë nga Azem Syla dhe Jakup Krasniqi në një bazë të caktuar në Shqipëri.
Dokumenti parashikon dhe tregon autoritetin ekskluziv të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe mohon autoritetin e qeverisë në ekzil.