Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 184-të me radhë, kësaj radhe në mënyrë elektronike.
Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 06/56 të datës 26 janar 2022 për emërimin e drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore Posta e Kosovës Sh. A., sipas të cilit, në vend të z. Fadil Bejta, kryesuese e bordit të drejtorëve emërohet znj. Hyrmete Mydyti.
Është miratuar programi për Reforma në Ekonomi 2024-2026.
Në mbledhje është ndryshuar dhe plotësuar vendimi i Qeverisë Nr. 08/182 të datës 10 janar 2024, sipas të cilit ndryshohet kodi buxhetor në pikën 2.1. të vendimit.
Sipas njoftimit, pikat e tjera të vendimit të Qeverisë Nr.08/182 të datës 10.01.2024 mbesin të pandryshuara.