Njësitë Kundër Narkotikëve të Policisë së Kosovës i kanë gjetur një të mituri në Prizren një pistoletë “TT” me tetë fishekë si dhe një thikë luftarake.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtar.
“Me datë 15.01.2024, rreth orës 14:25 hetuesit policor të Njësisë kundër Narkotikëve në rrugën Skënder Latifi në Prizren kanë ndaluar një automjet të cilin e ngiste një I dyshuar I mitur, 17 vjeçar, te ai në brez i është gjet një thike luftarake dhe në sirtarin e automjetit është gjet një pistoletë TT me 8 fishekë”, thuhet në njoftim.
Kundër të dyshuarit është filluar rasti penal për veprën penale “mbajtje, posedim apo kontroll i paautorizuar i armës”, ndërsa i dyshuari pas intervistimi, me urdhër të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.