Sot do të mbahen mbledhjet e dy komisioneve parlamentare.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, sot duke filluar nga ora 11:00, të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje bëhet shqyrtimi i Raportit të punës së komisionit për vitin 2023, shqyrtimi dhe adresimi i çështjeve të mbetura në procedurë dhe diskutimi rreth hartimit të Planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror të vitit 2024.
Po ashtu, duke filluar nga ora 13:00, mbledhje do të mbajë edhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, bën shqyrtimin në parim i projektligjit nr. 08/L-272 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 06/L-010 për Noterinë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 08/L-149 , shqyrtimin e raportit të punës së komisionit për vitin 2023, shqyrtimin e raportit të zbatimit të Ligjit nr.08/L-017 për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Ligjit Nr.08/L-108 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave dhe formimin e grupit punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.