Kryediplomatja verikoreane në Moskë për bisedime për thellimin e raporteve

Kryediplomati rus, Sergei Lavrov, ka pritur në Moskë ministrin e Jashtëm të Koresë së Veriut, Choe Son Hui, për bisedime mbi zgjerimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Kjo takim vjen në një kohë kur ka shqetësime ndërkombëtare mbi një marrëveshje të dyshuar të armëve mes Rusisë dhe Koresë së Veriut

Kryediplomati rus, Sergie Lavrov, dhe ajo verikoreane, Choe Son Hui. Kore e Veriut, 19 tetor 2023.

Kryediplomati rus ka mirëpritur në Moskë homologen e tij verikoreane për bisedime lidhur me zgjerimin e raporteve mes dy shteteve, në mes të shqetësimeve ndërkombëtare lidhur me një marrëveshje të dyshuar të armëve mes Rusisë dhe Koresë së Veriut.

Në nisje të takimit, Sergei Lavrov tha se me ministren verikoreane, Choe Son Hui, do të diskutojnë për “punën aktive” në zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes udhëheqësve të dy shteteve.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, shtatorin e vitit të kaluar kishte udhëtuar për në Rusi, ku ishte takuar me presidentin Vladimir Putin. Gjatë vizitës, dy udhëheqësit vizituan disa vende ushtarake, duke rritur shqetësimet ndërkombëtare lidhur me një aleancë të armëve që do të ndihmonte Moskën të rimbushë arsenalin e tij për shkak të luftimeve në Ukrainë.

Putin pritet të takohet me Choe më vonë gjatë ditës. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti rus do të vizitojë Korenë e Veriut me ftesë të Kimit “në një kohë të përshtatshme” dhe vizita do të realizohet “në bazë të një marrëveshjeje të përbashkët”.

Në nisje të takimit, Lavrov po ashtu përmendi “bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm” mes dy shteteve në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare. Ai theksoi se Moska “vlerëson lart” mbështetjen e Penianit për veprimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

“Ne do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të zhvilluar lidhjet tona”, tha Choe.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë akuzuar Korenë e Veriut se po furnizon me municione të artilerisë dhe raketa Rusinë, armë të cila më pas, sipas Uashingtonit dhe Seulit, po përdoren në pushtimin rus të Ukrainës.

Më herët gjatë këtij muaji, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha se Rusia veçse ka përdorur raketa balistike, që i ka dhënë Koreja e Veriut për të kryer sulme në Ukrainë.

Si Rusia, ashtu edhe Koreja e Veriut, kanë hedhur poshtë akuzat se Koreja e Veriut ka transferuar armë në Rusi./ REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika