Aktori Besart Zeneli tregon se shumë shpejt priten projekte nga ai

Aktori Besart Zeneli ka thënë se prej tij pritet shumë shpejt diçka e re në aspektin profesional, derisa ka rrëfyer për eksperiencën e tij në “Big Brother Vip Kosova 2”

Aktori Besart Zeneli

Aktori Besart Zeneli, në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, ka rrëfyer më shumë rreth eksperiencës së tij në “Big Brother Vip Kosova 2”.

Zeneli ka thënë se prej tij pritet shumë shpejt diçka e re në aspektin profesional, derisa pas daljes së tij kishte vazhduar t’i shikonte banorët e asaj shtëpie dhe kishte vërejt që ishte një lloj presioni brenda. Por e kishte shikuar shumë pak, ndërsa tani e shikon vetëm kur ka diçka me interes.

“Për shkak se e kam kuptuar që ishte një lloj presioni, brenda ndoshta nuk e kam ndjerë, por e pash që nuk kisha nevojë më të qëndroja brenda. Përndryshe nuk kam pushuar, si kam dalur nuk kam menduar që isha në izolim dhe e kam vazhduar jetën njëjtë sikur mos të ishte ajo pjesë. E pash që nuk kisha vepruar mirë sepse menjëherë kishte shumë informata, shumë persona duke të ndaluar dhe të pyetur”, ka thënë aktori.

Zeneli ka treguar se pas daljes nga kjo shtëpi, publiku e kishte mirëpritur shumë mirë atë dhe si e ka shpjeguar vetë ai, i flisnin sikur e njihnin me vite. Dhe se deri më tani nuk ka marrë ndonjë koment të keq.

“Aty po e vërej përgjegjësinë që t’iu kthej përgjigjen”, është shprehur ai.

Mes të tjerash, në aspektin profesional, aktori ka rrëfyer se më shumë është orientuar të bëj diçka vet në të ardhmen. “Vetë kam dashur që të pushoj njëherë prej këtyre pjesëve që të mos punoj në këtë ‘të nxehtë’ sepse izolimi e ka efektin e vet”.

Tutje, Zeneli ka shtuar se edhe në periudhën kur ishte duke qëndruar në “Big Brother Vip Kosova 2”, kishte refuzuar të luajë shumë dhe të promovohej si aktor.

Kjo sipas tij, sepse ai program është një ‘reality show’ dhe nuk kishte dashur që t’ia promovonte vlerat artistike.

Për më shumë, mund ta shikoni videon më poshtë:

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika