“Shqipëria po plaket”, sociologu: Kemi më shumë vdekje sesa lindje

Sociologu Gëzim Tushi ka thënë se aktualisht çiftet tashmë po refuzojnë të sjellin në jetë shumë fëmijë

Sociologu Gëzim Tushi

Sociologu Gëzim Tushi ka thënë se mosha mesatare në Shqipëri është rritur dhe se çiftet tashmë po refuzojnë të sjellin në jetë shumë fëmijë.

Sipas tij, në popullin shqiptar ka më shumë vdekje sesa lindje, ndërsa shtoi se një fakt alarmues është se së shpejti do të na duhet të importojmë të rinj nga vendet e tjera për të punuar.

“Shoqëria shqiptare nuk është shoqëri antifëmijësh, i duam fëmijët. Por shqiptarët janë bërë të zgjuar, janë në gjendje të planifikojnë në përputhje me mundësitë ekonomike, sepse kostoja ekonomike e rritjes së një fëmije tanimë është jashtëzakonisht e madhe”, ka thënë Tushi në një intervistë për Euronews Albania.

Sipas tij, ka një tregues në sociologji që kur rritet emancipimi i fermave bie niveli i lindjeve, sa më i ulët niveli kulturor, aq më i lartë është numri i lindjeve.

“Tani kemi më shumë vdekje sesa lindje. Në vitin 90 ne ishim shoqëria me moshën mesatare më të re në Europë, me 27 vjeç, sot nuk arrijmë të riprodhojmë popullsinë. Tani duhen masa të vërteta, rritje dhe përmirësim i sistemit dhe infrastrukturës sociale për të mbajtur fëmijët. Duhet garantuar edhe punësimi i grave. Sipas mendimit tim, boshatisja e tregut të punës në Shqipëri po na detyron të importojmë brezin e ri nga jashtë, kjo është një tjetër kambanë alarmi”, ka thënë sociologu.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika