Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, është takuar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.
Gjatë takimit, Kurti tha se O’Brien ka shprehur vlerësimin për përparimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës.
Po ashtu, kreu i ekzekutivit tha se Brien ka pranuar përmbajtjen e Kosovës përballë sulmeve dhe provokimeve nga ana e Serbisë.
Ai theksoi se SHBA-ja mbet një aleat i çmuar për Kosovën, teksa shton se pret bashkëpunim të vazhdueshëm.
“Një kënaqësi për t’u takuar me Ndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, pas mbërritjes në Davos. Ai shprehu vlerësimin për Kosovën, përparimin ekonomik dhe demokratik të saj dhe pranoi përmbajtjen tonë përballë sulmeve dhe provokimeve. SHBA është një mike dhe aleate e çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, shkroi Kurti.
A pleasure to meet w/ 🇺🇲 Asst Sec O’Brien upon arriving in Davos. He expressed appreciation for 🇽🇰’s economic & democratic progress and acknowledged our restraint in the face of attacks & provocations. The US is a treasured friend & ally. We look forward to continued cooperation. pic.twitter.com/wORkZW5zeI
— Albin Kurti (@albinkurti) January 16, 2024