ShBA shpreson se do të zhvillohen bisedime të reja për pengjet në Gazë

Shtetet e Bashkuara kanë shpresë që bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari mund të rezultojnë me një marrëveshje të re në mes të Izraelit dhe Hamasit

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare i SHBA-së, John Kirby. Foto: Reuters

Shtetet e Bashkuara kanë shpresë që bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari mund të rezultojnë me një marrëveshje të re në mes të Izraelit dhe Hamasit, për t’i liruar pengjet, në këmbim të armëpushimit në Gazë, ka thënë Shtëpia e Bardhë të martën.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

“Nuk dua të them shumë publikisht, mirëpo kemi shpresë që mund të kemi fryte, dhe atë shpejt”, ka thënë zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare i SHBA-së, John Kirby.

Brett McGurk, këshilltari kryesor për Lindje të Mesme, i presidentit amerikan Joe Biden, është në Doha qysh javën e kaluar, për të diskutuar një marrëveshje për pengjet.

Sulme në Rripin e Gazës më 7 janar 2024.
LEXONI EDHE KËTË:
Izraeli dhe Katari thonë se punojnë për të dërguar ilaçe te pengjet në Gazë
Militantët e Hamasit kanë marrë 250 njerëz peng në Gazë, kur e kanë kryer sulmin e 7 tetorit në Izrael, duke lënë edhe mbi 1.200 njerëz të vrarë.

Një pjesë e pengjeve është liruar, me një marrëveshje të mëhershme, ndërsa tani besohet se mbahen edhe 132 njerëz, disa prej të cilëve edhe amerikanë.

Pas sulmit të Hamasit, Izraeli e ka nisur luftën, me synim të shkatërrimit të grupit ekstremist.

Si pasojë e luftës, në Gazë janë vrarë rreth 24.200 palestinezë, rreth 70 për qind e tyre gra dhe fëmijë.

Kirby e ka përmendur rëndësinë e njoftimit të Izraelit që do ta pushojë fazën intensive të luftës, e cila ka rritur shqetësimet për përshkallëzim të konfliktit në Lindje të Mesme.

Sipas tij, ulja e shkallës së sulmeve nga Izraeli, do të ndikojë në shtim të ndihmave brenda Gazës. /REL

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika