Të martën e 16 janarit, Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim një të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”.
Fotoja e tij është publikuar duke u mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në mbështetje të dispozitës së nenit 71, paragrafit 4, pika 4.1, 4.4, 4.12, lidhur me zbatimin e nenit 77, paragrafit 2, të KPP-së, si dhe në përputhje me nenin 8, të KEDNj-së.
Policia e Kosovës ka kërkuar kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në identifikim e të dyshuarit.
“Ne vlerësojmë lart bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e policisë.