Tahiri: Duhet të mundësohet tërheqja e kursimeve pensionale, FMN-së nuk i intereson gjendja e qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të krijohet ligji me anë të së cilit, qytetarët do të mund t’i tërhiqnin një pjesë të kursimeve të tyre. Sipas Tahiri, Fondi Monetar Ndërkombëtar, (FMN) nuk interesohet për gjendjen qytetarëve

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së

Çështja e mundësisë për tërheqjen e mjeteve nga kursimet pensionale, është bërë temë diskutimi në mbledhjen e kryesisë së kuvendit të mbajtur të hënën.

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se të hënën do të përcaktohet rendi i ditës, e pastaj të enjten e javës së ardhshme do të shkojë në kuvend, ku edhe pritet të futet në votim.

Tahiri ka ripërsëritur kërkesën e PDK-së, për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti. Ai e ka komentuar edhe kundërshtimin e kësaj iniciative nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, (FMN), duke thënë se po t’i dëgjonin në të kaluarën nuk do të rriteshin pagat dhe as nuk do të ndërtoheshin autostradat.

Sipas Tahirit, FMN-së i intereson vetëm stabiliteti ekonomik i vendit dhe jo gjendja e qytetarëve, që sipas tij, nuk është fare e mirë.

“FMN e ka cilësuar si veprim të gabuar edhe rritjen e pagave, ne e kuptojmë që për Fondin Monetar është i rëndësishëm stabiliteti ashtu si edhe neve. Duhet ta kemi parasysh gjendjen e rëndë të qytetarëve në Kosovë. Nuk e di a i kanë parë shifrat e qytetarëve që dëshirojnë ta lëshojnë vendin., si rezultat i papunësisë. Vetëm në muajin janar kanë qenë 100 mijë qytetarë që kanë dëshiruar ta lëshojnë vendin”, ka deklaruar Tahiri.

Tutje, ai ka thënë se kërkesa për tërheqjen e mjeteve pensionale është e qytetarëve, dhe sipas tij, përveç deputetëve të opozitës dhe disa deputetëve të pakicave, do ta votonin një ligj të tillë.

“Ne e kemi inicuar një proces të tillë si kërkesë e madhe të qytetarëve drejtuar të gjithë deputetëve, ju e keni parë që deputetët e opozitës dhe disa të pakicës kanë dalë pro tërheqjes të një përqindjeje të caktuar të trustit pensional. Shpresojmë që VV, të reflekton, kjo nuk duhet të shihet si betejë politike, duhet të shihet si një angazhim i përbashkët që t’i krijojmë mundësi qytetarëve që ta kalojmë këtë krizë të çmimeve”, është shprehur ai.

Në vazhdim, ai e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për të cilin ka thënë se është i papërgjegjshëm ndaj deputetëve të Kosovës.

Sipas tij, kryeministri Kurti, duhet të raportojë para deputetëve për dialogun Koosvë-Serbi, si dhe për vizitat e tij jashtë vendit.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika