Kosova në Forbes përmes DISICON: Të rinjtë kosovarë janë të fiksuar pas Inteligjencës Artificiale

Studentët dhe sapo të diplomuarit në Kosovë janë të fiksuar pas Inteligjencës Artificiale.

Sara Oh

Studentët dhe të sapodiplomuarit në Kosovë janë të fiksuar pas Inteligjencës Artificiale.

Kështu shkruan shkruan gazeta prestigjioze Forbes me autore Sarah Oh. 

Me lansimin e tanishëm të dyqanit GPT Store, njerëzit mund të eksperimentojnë dhe të krijojnë mjetet e tyre gjuhësore me Inteligjencë Artificiale, gjë që, sipas Forbes, kjo u jep publikut të gjerë të eksperimentojnë dhe të mësojnë se për çfarë janë të afta mjetet ChatGPT dhe GPT.

Kushdo që posedon një llogari në ChatGPT Plus, mund të krijojë një mjet gjenerues teksti (GPT), dhe sipas OpenAI, njerëzit mund të fitojnë të ardhura me mjetet e tyre.

Kjo qasje e drejtpërdrejtë në këto mjete konsiderohet si diçka pozitive nga gazeta Forbes, për të cilën thotë se njerëzit janë të obsesionuar pas Inteligjencës Artificiale e sidomos të rinjtë në Kosovë.

Sipas njohëses së trendeve të reja të teknologjisë, Sara Oh, e cila ka shkruar në Forbes për këtë dhe së fundmi ka pasur një vizitë në Kosovë, ku ishte e pranishme në konferencën “DISICON” të Institutit Kombëtar Demokratik.

Sara Oh është dhe bashkëthemeluese e T2 dhe anëtare jorezidente në laboratorin e kërkimeve forenzike digjitale në Këshillin Atlantik.

Ajo, në shkrimin e saj, ka përmendur edhe intervistën e këngëtares së njohur ndërkombëtare me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, e cila në bisedë e sipër me shefin e Apple, Tim Cook, kishte thënë se është e “fiksuar” pas Inteligjencës Artificiale.

Ekspertja e teknologjisë ka diskutuar gjithashtu dhe për një kompani kosovare të sigurisë kibernetike, Sentry, për të cilën themeluesi i saj Drinor Selmanaj ka thënë se ekipi i kompanisë po eksploronte AI-n gjeneruese.

“Mundësitë për avancime dhe aplikime në këtë fushë janë vërtet të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Selmanaj për Forbes.

Në kudër të konferencës DISICON në Kosovë, Sara Oh është takuar edhe me përfaqësues të komunitetit të TIK-ut, gazetarëve e mediave.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika