Osmani: Qeverisja korporative ofron siguri juridike dhe stabilitet për kompaninë

Avokatja Blinera Osmani-Bislimi ka thënë se implementimi i qeverisjes koorporative ndihmon në evitimin e problemeve financiare, ligjore dhe etike në kompani. Ajo ka folur gjithashtu edhe për arritjen e objektivave dhe sigurinë ligjore

Avokatja Blinera Osmani-Bislimi.

“Qeverisja korporative është një proces që ngërthen në vete të drejtat, detyrimet dhe obligimet për strukturat e brendshme të një kompanie, që d.m.th aksionarët, bordin drejtues, menaxhmentin e kompanisë dhe të gjithë akterët që janë pjesë e kompanisë. Është një proces i cili drejton dhe menaxhon një kompani”, ka deklaruar avokatja Blinera Osmani-Bislimi.

Osmani ka theksuar rëndësinë e drejtimit dhe menaxhimit të kompanisë drejt realizimit të objektivave përmes qeverisjes koorportative.

“Implementimi i drejt dhe i mirëfilltë dhe i vazhdueshëm i qeverisjes korporative ofron siguri juridike për kompani dhe stabilitet, pra kur i implementon të gjitha rregullat dhe normat ligjore në një kompani, bëhet edhe evitimi i problemeve të ndryshme që munden me dal rrugës si; probleme financiare, ligjore, etike të ndryshme, të cilat nëse nuk rregullohet mund të shkaktojnë pasoja të mjaftueshme”, thotë Osmani.

Më tej, Osmani është ndalur edhe te roli i kompanisë dhe i ndarjeve të përgjegjësive, sepse sipas saj, aty ku ndahen përgjegjësitë ka edhe llogaridhënie.

”Rregulli kryesor në qeverisjen korporative është edhe ndarja e përgjegjësive, sepse funksionimi i brendshme varet shumë nga kjo. Psh; ka raste kur një drejtor ekzekutiv i duhet patjetër me e nënshkru një dokument te tenderimit dhe për shkak se nuk është në moment të caktuar, procesi bllokohet, dhe në këtë rast nëse do të kishim ndarje të përgjegjësive dhe nivele te aprovimit të proceseve, këto përgjegjësi mund t’i kishin kaluar menaxherit të prokurimit dhe procesi të vazhdonte pa pengesa. Pra, kur ka llogaridhënie, të gjitha përgjegjësitë shkojnë mirë, është proces jetik për zhvillimin e kompanisë”, ka thënë Osmani për emisionin Bon Bon.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika