Nesër do të jetë në Prekaz, dhe në orën 15 do të vendos kurora lulesh tek varri i Blerina Jasharit. Avokati i Nikolla Sandulloviqit, Çedomir Stojkoviq tha për Radio Dukagjinin se nuk ia ka drojën pasojave shtetërore për këtë vizitë. Për më tepër, thotë se pret të shoh se a do të reagoj shteti serb ndaj tij, njësoj si ndaj Sandulloviqit.
Ai nga Serbia dhe qytetarët e saj kërkon të vetëdijesohen, derisa shqiptarëve të Kosovës u drejtoi mesazh se do të vazhdojnë të punojnë për pajim.
Stojkoviq bëri të ditur se Nikolla Sandulloviq është liruar nga paraburgimi, por gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë, anise jashtë rrezikut. Një pjesë të trupit thotë se e ka të paralizuar,derisa i është kufizuar edhe lëvizja dhe i është marr edhe pasaporta.
“Nuk jemi frikësuar, nuk do të frikësohemi dhe me arrestimin që e bëri regjimi i Vuçiqit, nuk guxon dhe nuk mund ta frikësoj askënd që dëshiron të luftoj për paqe në këto hapësira. Njëherit, dua t’u dërgoj mesazh qytetarëve të Serbisë se nuk mund të lejohet që dikush që flet të arrestohet e lë më të rrahet vetëm se po vendos lule tek varrezat e viktimave të pafajshme shqiptare,apo cilido popull”, ka thënë ai.
“Ai[Sandulloviq] është liruar nga paraburgimi, por liria e tij e lëvizjes nuk është e plotë dhe i është marr pasaporta. Gjendjen shëndetësore nuk e ka të mirë. Është e mirë në kuptimin se nuk e ka jetën në rrezik, por nuk është e mirë në aspektin e përgjithshëm shëndetësor, për faktin se pjesën e djathtë të trupit e ka të palëvizshëm, mund të thuhet të paralizuar, si pasojë e rrahjes. Veç kësaj, e ka edhe një bri të thyer dhe lëndime tjera.”
Mediat nuk Serbi nuk i kanë dhënë hapësirë rastit të Sandullovia dhe ai dëshiron që ky rast të jetë i pranishëm në mediat tjera. Kujtojmë se për rastin e Sandulloviqit që u rrëmbye dhe maltretua rëndë kishte reaguar edhe Bashkimi Evropian.