Sveçla takohet me Szunyogun, bisedojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

“..Ne diskutuam gjitha planet për vitin 2024 dhe mënyrat për ta forcuar bashkëpunimin tonë. BE-ja do të vazhdojë ta financojë Policinë e Kosovës me ekspertizë përmes projekteve të financuara nga BE-ja”, ka shkruar Szunyog

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, është takuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian (BE), Tomas Szunyog, ku kanë biseduar ndër të tjera për situatën e sigurisë në Kosovë.

Ambasadori Szunyog, në një postim në platformën “X”, ka thënë se është diskutuar për planet për vitin 2024 dhe mënyrat për ta forcuar bashkëpunimin.

“Shkëmbyem mendime sot me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, për situatën e sigurisë në Kosovë. Ne diskutuam gjitha planet për vitin 2024 dhe mënyrat për ta forcuar bashkëpunimin tonë. BE-ja do të vazhdojë ta financojë Policinë e Kosovës me ekspertizë përmes projekteve të financuara nga BE-ja”, ka shkruar Szunyog.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika