Gjatë ditës së sotme, rreth orës 13:00, ka ndodhur një incident në Minierën e Trepçës, ku ka pasur rrjedhje kimike të acidit sulfurik, dhe si pasojë janë lënduar 12 minatorë.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha.
Berisha ka thënë se 10 minatorë do të lirohen nga spitali dhe dy të tjerë do të vazhdojnë trajtimin në këtë spital.
Ai ka thënë se dy minatorët që do të vazhdojnë trajtimin, kanë lëndime serioze të syve (djegëje kimike me acid sulfurik), të cilët pas trajtimit në repartin e Emergjencës janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë për trajtim të mëtutjeshëm.
Berisha ka thënë se të gjithë minatorët janë jashtë rrezikut për jetë.