Shtuni: Aleanca e ShBA-ve është me popullin e Kosovës, jo me një politikan apo parti

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni, ka theksuar se aleanca dhe partneriteti i Shteteve të Bashkuara është me popullin e Kosovës, jo me një politikan apo parti politike. Ai ka potencuar se nuk ka dhe as nuk do të ketë lëkundje në qasjen e SHBA-ve ndaj interesave të popullit shqiptar dhe Kosovës. Sipas tij, SHBA janë për mbrojtjen e sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe kjo qasje nuk do të ndryshojë pavarësisht ndryshimeve politike në Kosovë

Adrian Shtuni

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni, ka thënë se nuk ka dhe as nuk do të ketë lëkundje në qasjen e Shteteve të Bashkuara të Kosovës me popullin shqiptar dhe me Kosovën.

Shtuni ka theksuar aleanca e dhe partneriteti i ShBA-ve është me popullin e Kosovës dhe jo me një politikan dhe parti politike.

“Dhe këtë dua të potencoj, shpesh e them me plotë bindje nuk ka lëkundje në qasjen  SHBA-ve ndaj interesave  të popullit shqiptar dhe Kosovës, specifikisht. Nuk ka asnjë mëdyshje asnjë lloj lëkundje. SHBA-të janë për mbrojtjen e sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Kjo nuk ka lëvizur asnjëherë dhe nuk do të lëvizi, pavarësisht se kush është në politikë, pavarësisht se kush është kryeministër, sepse aleanca dhe partneriteti i SHBA-vë është me popullin e Kosovës nuk është me një politikan apo më një parti politike”, ka thënë Shtuni në “FIVE” të Dukagjinit.

Shtuni ka theksuar se kjo çështje nuk duhet as të debatohet.

Duke folur për rëndësinë e mesazhit së SHBA-vë se kanë pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”, Shtuni ka theksuar se me këtë është treguar se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës nuk debatohet dhe nuk cenohet.

“I përkthyer mesazhi ka qenë: sovraniteti dhe integriteti i Kosovës nuk debatohet dhe nuk cenohet. Zgjidhja e mosmarrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë ka një adresë, adresa e tyre është tavoline  dialogut. Pra, të mos i shkoj në mendje dikujt që nëpërmjet këtyre intrumentave të grupeve të armatosura paramilitare mund të arrijë të ushtrojë presion në një farë mënyrë apo mund të arrijë ndryshim të realitet në terren, kjo nuk do të lejohet”, ka shtuar Shtuni.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika