Rrustemi: Qëndrimi rreth çështjes së Trustit mbetet i njëjtë

Deputeti i VV-së, Rrustemi, ka thënë se qëllimi rreth tërheqjes së kursimeve nga Trusti vazhdon të mbetet i njëjtë, ndërsa deputeti i AAK-së, Tahiri ka thënë se mazhoranca nuk duhet të fshihet pas kundërshtimeve të FMN-së për çështjen eTrustit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Adnan Rrustemi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të mbajtur të hënën e 30 majit, ka thënë se qëllimi i VV-së rreth tërheqjes së kursimeve nga Trusti vazhdon të mbetet i njëjtë.

“Kësaj çështje i kemi dhënë përgjigje, unë flas për qëndrimin e grupit parlamentar. Nuk mund të flas për detaje, qëndrimi është i njëjtë për Trustin”, ka thënë Rrustemi.

Ndërsa, i pyetur për raportimin e kryeminstrit të Kosovës Kurti në Parlament, ai ka thënë që gjatë një viti qeverisjeje, Kurti ka raportuar dhe do të raportojë sa herë që të ftohet nga grupi parlamentar.

Ndërsa sa i përket vizitës së Kurtit në ShBA, ka thënë që në funksion të nxitjes së investimeve të jashtme, ai ka pasur takime me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan, sepse sipas tij boshti i kësaj vizite ka qenë për investimet dhe sigurinë në Kosovë.

“Nuk ka asnjë dyshim që ka pasur progres në të gjitha drejtimet, madje edhe marrëveshja e fundit me MCC-në, është investimi më i madh në 20 vitet e fundit në Kosovë, gjithashtu po bëhet një investim i madh në sektorin e energjisë”, ka thënë ai.

Ndërsa për marrëveshjen e fundit në mes Vuçiqit dhe Putinit, ai ka thënë që po vërtetohet fakti që Serbia po shërben kundër interesave të Perëndimit.

“Është rikonfirmim i faktit që Serbia vazhdon të ketë bashkëpunim me federatën ruse, në kundërshtim me qendrimet e perëndimit”.

Po vërtetohet fakti që Serbia nuk ka ndryshuar, që po shërben kundër interesave të perëndimit.

Po ashtu, edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria është kundër Trustit por që presin që të ketë ndonjë ide apo opsion që të kalojë Trusti.

“Fatkeqësisht edhe kjo mbledhje sikurse edhe seanca ka dështuar në mungesë të kuorumit, sepse në rendin e ditës fatkeqësisht nuk ishte trusti, ndërsa në këtë javë nuk do të kemi një seancë të re”.

Sipas tij, mazhoranca nuk duhet të fshihet pas kundërshtimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar(FMN) për tërheqjen e Trustit.

Ndërsa sa i përket marrëveshjes së fundit në mes të Serbisë dhe Rusisë, ai ka thënë për Vuçiqin që është një manipulator i sostifikuar.

“Në fakt Kosova shumë moti e ka lexu pozicionin e Vuçiqit, i cili është një manipulator i sostifikuar, përderisa e gjithë bota është në krah të Ukrainës, ai bën marrëveshje me Putinin”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa rreth vizitës së Kurtit, në ShBA dhe raportimit të tij në parlament ai, ka thënë se këto tema nuk janë prioritare për partinë e tyre.

“Ne si grup parlamentar nuk e shohim këtë çështje prioritare, ka qenë vizitë turistike, agjendë ad hoc, e Kurtit, prandaj për neve këto nuk janë tema, ne jemi të interesuar për temën e ligjit të pagave dhe Trustit”, ka shtuar Tahiri.

Ndryshe, edhe Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se të hënën do të përcaktohet rendi i ditës e pastaj të enjten e javës së ardhshme do të shkojë në kuvend, ku edhe pritet të futet në votim.

Tahiri ka ripërsëritur kërkesën e PDK-së, për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti. Ai e ka komentuar edhe kundërshtimin e kësaj iniciative nga FMN duke thënë se po t’i dëgjonin në të kaluarën nuk do të rriteshin pagat dhe as nuk do të ndërtoheshin autostrada.

Sipas Tahirit, FMN-së i intereson vetëm stabiliteti ekonomik i vendit dhe jo gjendja e qytetarëve, që sipas tij nuk është fare e mirë.

Tahiri: Duhet të mundësohet tërheqja e kursimeve pensionale, FMN-së nuk i intereson gjendja e qytetarëve

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika