Haradinaj dhe Limaj nënshkruajnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe NISMA tashmë kanë nënshkruar marrëveshje për koalicion parazgjedhor. Kreu i AAK-së ka deklaruar se janë bashkuar për arsyen se nuk duan t’i lënë qytetarët e Kosovës pa kujdes, pasi sipas tij, ata janë të “luftuar” nga Qeveria.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka nënshkruar tashmë marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor me Nisma-n.

Kjo është bërë e ditur në konferencë për media nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj.

Haradinaj ka deklaruar se diskutimet për këtë koalicion kanë zgjatur disa muaj.

Kreu i AAK-së ka theksuar se ata janë bashkuar për arsyen se nuk duan t’i lënë qytetarët e Kosovës pa kujdes, pasi sipas tij, ata janë të “luftuar” nga Qeveria.

“…Kemi vlerësuar që qytetari i Kosovës ka mbetur i papërfaqësuar, është lënë vetëm, e në rast të caktuar edhe i luftuar prej atyre që është dashur të përkujdeset për të, e në këtë rast i luftuar nga Qeveria, nga kryeministri Kurti. E ku shihet kjo, së pari mund ta përmend me respekt kategorinë e lirisë, pra që janë luftuar nga kjo qeveri, e mbani mend grevën e arsimit, sindikatës sesi janë trajtuar mësimdhënësit, mund të vazhdojë kështu me radhë për shumë kategori, pra sektorë, por edhe për projekte kapitale të vendit. Sot qytetari ynë e paguan rrymën më së shtrenjti në rajon, e që kjo qeveri ka qenë kundër investimeve në energji”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas tij, ky bashkim do të zgjerohet edhe me partnerë të tjerë politikë.

“Jemi të varfër sepse Qeveria është e pasur”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se koalicioni parazgjedhor me AAK-në është lajm i mirë për politikën në Kosovë dhe gjithë qytetarët.

“Besoj që është lajm i mirë për kosovën politike për qytetarët. Jemi dëshmitar për gjendjen që është vendi ynë. Ka nevojë për bashkim të forcave që kanë cka japin, duan të shohin ndryshe zhvillimin e vendit pozicionin e vendit. Shumë tema që njerëzit e Kosovës duan ti shohin më mirë., Duke shikuar e respektuar zërin e mijëra njerëzve sot më shumë se kurrë ka nevojë bashkimin e energjive pozitive, bashkim në diverzitet bashkim në iniciativa. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për një dinamikë të re opozitare, opozitë e angazhuar, ku kritikon ku duhet kritikuar, që na jep alternativë”, ka deklaruar ai

Po në këtë ditë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare është në të mirë të Kosovës, teksa ka shtuar se garën më të madhe e sheh për vendin e dytë.

Konjufca i ka përmendur edhe sondazhet e fundit që e nxjerrin VV-në të parën me një përqindje të lartë duke theksuar se duhet një koordinim me institucionet përgjegjëse, përfshirë Qeverinë e Presidencën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika