Gjatë ditës së mërkurë kryekuvendari, Glauk Konjufca, ka thënë ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare është në të mirë të Kosovës, teksa shtoi se garën më të madhe e sheh për vendin e dytë.
E këtij deklarimi i reagoi i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke thënë se pushtetarët “nuk mbajnë përgjegjësi për fjalën e vet” dhe se synojnë t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme.
“Nuk mbajnë përgjegjësi për fjalën e vet. Kanë qenë kontradiktor në ato çka kanë thënë, për shumë tema. E keni dëgju këtë shpesh herë në lidhje me Kurtin, unë e kam pas cilësuar si mashtrues. Them te drejtë e kemi zor me u bazu në ato çka thuhen, se zoti Konjufca na patë thënë s’ka ‘as asi e as ksi’ për Asociacion, pastaj i ndryshoi qëndrimet e veta… Votuesi para këtyre zgjedhje po e ka shpallë të parin, ashtu si e ka shpallë ashtu edhe mundet me ia marrë. Ne aspirojmë të jemi të parët në tabelën e subjekteve politike me opsionet qeverisëse që i ofrojmë”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.
Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka nënshkruar tashmë marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor me Nisma Socialdemokrate.
Kjo është bërë e ditur në konferencë për media nga kryetari i AAK-së, Haradinaj dhe kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj.
Haradinaj ka deklaruar se diskutimet për këtë koalicion kanë zgjatur disa muaj.