Analisti Ylli Hoxha gjersa po fliste për kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin” dhe qëndrimet e kryeministrit, Albin Kurti, për armatim, i është drejtuar panelistit tjetër në “Debat Plus”, Visar Ymerit, se “nivelin e dashurisë për Kurtin e keni pasur të lartë”.
Hoxha ia kujtoi Ymerit kohën sa ishin në Lëvizjen Vetëvendosje dhe afërsinë që kishte me Kurtin.
Hoxha: Arsyeja pse po flasim sot përveç motivit të botëkuptimeve që ka zoti Kurti, njëkohë i ke pasur edhe ti me gjithë unë… bile edhe nivelin e dashurisë e ke pasur gogja të lartë me zotin Kurti. Të ka ardhur shumë rëndë më bo me nguc fort, para 2017.
Ymeri: Qysh dashurisë, s’po kuptoj… qartësoje.
Hoxha: Kështu, njëfarë dashurie e keni pasur, njëfarë kimie të afërt ideologjike, politike.
Ymeri: Natyrisht…veç gjumi na ka ndarë. Ama në gjumë nuk jemi shkuar bashkë.