Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, ka thënë se është shumë i kënaqur që serbët e Kosovës kanë përdorur të drejtën e tyre për t’i mbledhur nënshkrimet për shkarkimin e kryetarëve në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq.
Ai ka bërë thirrje që të niset me mbledhjen e nënshkrimeve edhe në Zubin-Potok e Zveçan.
Szunyog, përmes një postimi në rrjetin social X, ka theksuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të vendit janë shumë të rëndësishme, ashtu edhe serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje pa kushtëzime.
“I kënaqur të shoh serbët e Kosovës që përdorin të drejtën e tyre demokratike, të ofruar nga korniza ligjore e Kosovës, dhe kanë nisur me mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për peticionin për shkarkimin e kryetarëve në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq. U bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës në nivel qendror dhe lokal të ofrojnë gjitha dokumentet e nevojshme dhe të lejojnë grupet e qytetarëve të iniciojnë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në Zubin Potok dhe Zveçan. Është kyçe që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, ka shkruar Szunypog.
Pleased to see that Kosovo Serbs use their democratic right provided by #Kosovo's legal framework & started the collection of signatures needed for the recall petitions on the mayors in Mitrovica North and in Leposavić/Leposaviq (1/3)
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) January 18, 2024