Haradinaj: AAK-ja e hapur për koalicione të reja, Kurti do të ndëshkohet nga qytetarët në zgjedhjet e ardhshme

Në një deklarim për medie, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për koalicionin me Nismën Socialdemokrate, teksa shprehet i hapur edhe për koalicion me partitë e tjera, ndërsa e ka quajtur Qeverinë Kurti arrogante, dhe se për këtë, sipas tij, do ta ndëshkojnë qytetarët në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur Qeverinë Kurti arrogante, dhe se për këtë, sipas tij, do ta ndëshkojnë qytetarët në zgjedhjet e ardhshme.

Në një deklarim për medie, kreu i AAK-së ka folur edhe për koalicionin me Nismën Socialdemokrate, teksa shprehet i hapur edhe për koalicion me partitë e tjera.

“Ne synojmë jemi të hapur për koalicion. Marrëveshja me Nismën është e koncentruar që të gjithë ata që dëshirojnë me u bashku ketë koalicioni mos mu ndi të ardhur, po me u ndi si në shtëpinë e vet, nuk presim askënd, ne punojmë, angazhohemi, por jemi të hapur. Këto deklarimet e pushtetit janë thjesht e arrogancës së tyre, arroganca e mashtrimit ju ka bërë punë mashtrimi”, u shpreh Haradinaj, shkruan EO.

I pari i AAK-së më tej ka akuzuar pushtetin për arrogancë dhe, sipas tij, Qeverisë Kurti i ka bërë punë mashtrimi.

Haradinaj ka përmendur vizitën e krerëve të institucioneve në Reçak, duke thënë se atje kanë shkuar me 20 xhipa të zi, duke e lënë përshtypjen, sipas Haradinajt, se “ia kanë mësy Serbisë për pushtim”.

Ai ka rikujtuar deklarimet e Kurtit për punën e xhipave të zi dhe ka thënë se tashmë pushteti po ndihet arrogant meqë iu ka “funksionuar mashtrimi”.

“Unë isha në Reçak para tre ditësh, ju siguroj mbi 20 xhipa të zi kanë qenë këta pushtetit që kanë ardhë. 20 xhipa një pas një për me shku në Reçak, nëse e merrni vetëm këtë shembull, pastaj e zbërtheni këtë në hipokrizi të mashtrimeve”.

Ndërsa për mungesën e një termocentrali të ri, fajtor, sipas Haradinajt, është shefi i ekzekutivit. Fajtor e bën edhe për refuzimin e gazsjellësit amerikan.

“Shihni faturat e energjisë, nuk ka qytetar të Kosovës që nuk e dinë që Kurti është  iniciatori dhe shkaktari kryesor që s’kemi një termocentral me qymyr 500 megavatë energji të prodhuar në Kosovë, do të ishte në kosto të lirë 18 euro ka qenë e paraparë megavati maksimum 60 njëkohësisht nuk ka qytetar i Kosovës që Kurti e ka refuzu gazin amerikan gazsjellësin. Nuk ka qytetarë në Kosovë që kolegët e afërm të Kurtit, si rasti i zotëri (Martin) Berisha që ishte ndërmjetës për me ble energji edhe paret që i nxjerrke ai s’po dihet ku kanë përfundu, pastaj nuk ka qytetar të Kosovës që nuk e dinë që kur u arrestu drejtori i KEK-ut”, u shpreh Haradinaj.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika