Eksperti i energjisë: Pushteti është fajtor për faturat e larta të energjisë elektrike e jo qytetarët

Eksperti i energjisë elektrike, Admir Shala, lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike e ka akuzuar qeverinë se është fajtore për situatën e krijuar në vend, ku qytetarët janë ankuar për faturat e larta të shpenzuara

Eksperti i energjise, Admir Shala

Eksperti i energjisë elektrike, Admir Shala, lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike e ka akuzuar qeverinë, duke thënë se është fajtore për situatën e krijuar në vend ku qytetarët janë ankuar për faturat e larta të shpenzuara.

Shala ka theksuar se subvencionet e energjisë elektrike janë bërë nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vetëm sa për të thënë se ka bërë diçka dhe fajtore është ajo e jo qytetarët.

Kështu ka deklaruar eksperti i energjisë, Admir Shala, në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini.

Shala ka shtuar se “Kjo iu ka dashur ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vetëm për të bërë diçka. Personalisht kam kontaktuar me një pjesë të deputetëve duke iu drejtuar se ju lutem mos e votoni, sepse pasojat do t’i shohim më vonë. Vendim i gabuar, por vetë janë fajtorë”.

“Këtu në Kosovë duhet të shohim standardin e jetës. Dhe se si tradicionalisht janë ngrohur. Po shoh opinione se nuk duhet të ngrohemi me energji elektrike. Cila është alternativa? Nëse s’është dashtë me u ngrohë me rrymë, pse u dashtë gjithë ato subvencione për energji? Subvencionet për rrymë kanë ndikuar në rritjen e shpenzimeve të rrymës. Qytetarët nuk janë fajtorë se pse ministria ka pasur politika të gabuara. Subvencionimi me pompa termike duhet me qenë në formë tjetër. Qytetarët që janë ngrohur me pelet ose me dru, ka pasur si opsion që si subvencionimin e qeverisë ka kaluar me pompë termike. Kjo e ka rritur edhe çmimin e pompës termike në treg, por edhe çmimin dhe konsumin e energjisë tani. Po kontribuon indirekt, kjo është kur punon me strategji të gabuar ose pa strategji fare”, ka thënë Shala.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika