S’ka kuorum, ndërpritet seanca për energjinë elektrike

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur seancën e sotme në mungesë të kuorumit për të hedhur në votim rezulutën për uljen e çmimit të rrymës

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur seancën e sotme në mungesë të kuorumit për të hedhur në votim rezolutën për uljen e çmimit të rrymës.

“Nuk kemi kuorum, në mungesë të kuorumit për votimin e propozim rezolutës, ndërpritet seanca e sotme. Për vazhdimin e seancës do të njoftoheni nga Kryesia e Kuvendit”, ka thënë nënkryetari i Kuvendit, Bahrim Shabani.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë kritika nga deputetët opozitarë lidhur me menaxhimin në sektorin e energjisë.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Kosova është shteti me çmimin e energjisë elektrike më të lirë në rajon dhe Evropë.

Rizvanolli ka shtuar se kriza është përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme, ndonëse dy vitet e fundit ishin sfiduese në këtë sektor.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika