Bislimi: Përdorimi i dinarit në Kosovë s’ka qenë i lejuar asnjëherë më parë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se, rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme nuk ka specifikuar ndonjë mjet pagese të veçantë dhe nuk ka ndaluar përdorimin e dinarit në Kosovë, duke theksuar se kjo praktikë nuk ka qenë e lejuar ndonjëherë më parë

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nuk kishte asnjë mënyrë për të anuluar përdorimin e dinarit, diçka që, sipas tij, nuk është lejuar asnjëherë më parë.

“Rrjedhimisht, nё Rregulloren e sipёrpёrmendur nuk ka pasur se si tё anulohet pёrdorimi i dinarit, pra diçkaje qё nuk ka qenё e lejuar asnjёherё mё parё. Pёr mё tepёr, as dinari e as monedhat e asnjё shteti tjetёr fqinj nuk janё pёrmendur fare nё tekstin prej 40 faqesh tё kёsaj rregulloreje”, ka shkruar ai në Facebook.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka miratuar një rregullore për operacionet për paratë e gatshme, e cila thotë se monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro.

Sipas rregullores, valutat joeuro mund të përdoren vetëm për ruajtjen “në formë fizike apo në llogaritë bankare”, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare dhe për këmbim.

Megjithatë, zëvendëskryeministri Bislimi ka bërë të ditur në një postim në Facebook se rregullorja e BQK-së nuk specifikon asnjë mjet pagese veçmas, përveçse përmend disa pikë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në Kushtetutë thuhet se në Kosovë përdoret një valutë e vetme si mjet i vlefshëm pagese dhe se Banka Qendrore e Kosovës është autoritet i pavarur bankar.

Bislimi ka shtuar se në rregullore nuk ka një specifikim se si mund të anulohet përdorimi i dinarit, duke theksuar se as dinari dhe as monedhat e vendeve fqinje nuk janë përmendur në tekstin e rregullores.

Lexo edhe: Lista Serbe: Vendimi i BQK-së për dinarin rrezikon mbijetesën e serbëve në Kosovë

“Çfarëdo interpretimi tjetёr ёshtё i pasaktё dhe synon manipulimin e opinionit publik. Duke qenё Autoriteti i vetёm me funksion dizajnimin, zbatimin dhe mbikёqyrjen e politikave monetare nё vend, Banka Qendrore ka pёr detyrё edhe draftimin e rregullave tё lojёs pёr tё gjithё ato subjekte financiare apo jofinanciare, persona fizikë apo juridikë, nё operimet e tyre me valuta, si vendore apo tё huaja”, ka shkruar tutje ai.

Siç ka shkruar më tej Bislimi, përcaktimi i valutës e cila lejohet të përdoret në të gjitha transaksionet bankare dhe jobankare, që në rastin e Kosovës, është vetëm valuta EURO.

Dhe, sipas tij, secili nga qytetarët e Republikës së Kosovës që ka vepruar në kundërshtim me këtë, në vazhdimësi ka qenë në anën e shkelësit të ligjit.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika