NATO-ja do të zhvillojë stërvitjen më të madhe në dekada

NATO po fillon stërvitjen e saj më të madhe që nga Lufta e Ftohtë duke treguar se si trupat amerikane mund të përforcojnë aleatët evropianë në vendet në kufi me Rusinë

Ilustrim

NATO po fillon stërvitjen e saj më të madhe që nga Lufta e Ftohtë, duke treguar se si trupat amerikane mund të përforcojnë aleatët evropianë në vendet në kufi me Rusinë dhe në krahun lindor të aleancës, nëse një konflikt do të ndizet me një kundërshtar “të afërt”.

Rreth 90.000 trupa do t’i bashkohen stërvitjeve “Steadfast Defender 2024” që do të zgjasin deri në muajin maj, tha të enjten komandanti suprem i Aleancës për Evropën, gjenerali amerikan, Chris Cavoli.

Më shumë se 50 anije do të marrin pjesë, gjithashtu më shumë se 80 avionë luftarakë, helikopterë, drone dhe të paktën 1.100 automjete luftarake, duke përfshirë 133 tanke dhe 533 automjete luftarake të këmbësorisë, tha NATO.

NATO nuk e përmendi me emër Rusinë në njoftimin e saj. Por, dokumenti i saj kryesor strategjik e identifikon Rusinë si kërcënimin më të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë e anëtarëve të aleancës.

“Steadfast Defender 2024 do të demonstrojë aftësinë e NATO-s për të vendosur me shpejtësi forcat nga Amerika e Veriut dhe pjesë të tjera të aleancës për të përforcuar mbrojtjen e Evropës”, tha NATO.

Përforcimi do të ndodhë gjatë një “skenari të simuluar të konfliktit me një kundërshtar të afërt”, u tha Cavoli gazetarëve në Bruksel, pas një takimi dyditor të shefave të mbrojtjes kombëtare.

Stërvitjet e fundit të një madhësie të ngjashme ishin ato që quheshin Reforger – gjatë Luftës së Ftohtë në vitin 1988 me 125.000 pjesëmarrës – dhe Trident Juncture më 2018 me 50.000 pjesëmarrës, sipas NATO-s.

Trupat që marrin pjesë në stërvitje do të vijnë nga vendet e NATO-s dhe Suedia – e cila shpreson t’i bashkohet aleancës së shpejti.

Aleatët nënshkruan planet rajonale në samitin e tyre në Vilnius në vitit 2023, duke i dhënë fund një epoke të gjatë, në të cilën, NATO nuk e kishte parë nevojën për plane të mbrojtjes në shkallë të gjerë, pasi vendet perëndimore zhvilluan luftëra më të vogla në Afganistan dhe Irak, dhe mendonin se Rusia nuk ishte më një kërcënim ekzistencial.

Gjatë pjesës së dytë të stërvitjes “Mbrojtësi i qëndrueshëm”, një fokus i veçantë do të jetë në dislokimin e forcës së reagimit të shpejtë të NATO-s në Poloni, në krahun lindor të aleancës.

Vende të tjera kryesore të stërvitjeve do të jenë shtetet baltike, të cilat shihen si më të rrezikuara nga një sulm i mundshëm rus, Gjermania – një qendër për përforcimet e ardhshme – dhe vendet si Norvegjia dhe Rumania. ​/REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika