Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë gjetur pa shenja jete, një në Malishevë dhe një në Gjakovë.
Për rastin në Malishevë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Malishevë 18.01.2024. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Ndërsa, për rastin në Gjakovë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar gjithashtu mjeku kujdestar, dhe se në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse
“Gjakovë 18.01.2024-10:50. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktimën femër kosovare e kishte gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.