Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të premten në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe të sundimit të ligjit.
“Presidentja Osmani dhe shefi i EULEX-it, Barbano diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it, brenda mandatit teknik të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie”, thuhet në njoftimin e presidencës.