Publikohet renditja e re e kategorizimit të federatave, futbolli dhe basketbolli bien në kategorinë B

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka publikuar sot (e premte) renditjen e 35 federatave të kategorizuara në listën preliminare të kategorizimit të sporteve për këtë vit.

Nga 55 federata sportive që janë pjesë e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), procesit të kategorizimit i janë nënshtruar 35 federata, të cilat tashmë kanë një kategorizim të ri.

Numri prej 35 federatave është më i vogël se ai i 42 federatave, 34 sportistëve dhe 23 trajnerëve që ishin kategorizuar për vitin e kaluar.

Në Kategorinë, A, B dhe C janë nga tri federata, ndërsa gjitha të tjerat renditen në kategorinë D.

Ajo që bie në sy është rënia e dy federatave më të mëdha, Federatës së Futbollit me 83.5 pikë dhe Federatës së Basketbollit me 80.6 pikë në kategorinë B, ku gjenden së bashku me Federatën e Boksit me 83.2 pikë.

Në kategorinë A janë kategorizuar Federata e Xhudos me rekord pikësh prej 113.57 dhe ajo e Hendbollit me 87.8 pikë dhe Volejbollit me 85.2 pikë.

Në kategorinë C gjenden Federata e Atletikës (73.95 pikë), e Pingpongut (73 pikë) dhe ajo e Mundjes (68.8 pikë).

Sipas rregulloreve që janë nënshkruar më 30 dhjetor të vitit 2022, kategorizimin e bën MKRS-ja, e cila tashmë e ka kompetencën e plotë, ndërsa më herët është bërë nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Në komisionin për kategorizimin e sporteve kanë qenë dy anëtarë të Departamentit të Sportit, dy anëtarë të Departamentit Ligjor të MKRS-së dhe një anëtar i Divizionit për Buxhet dhe Financa të MKRS-së.

Sipas rregullores, kategorizimit i janë nënshtruar vetëm federatat që janë të licencuara nga MKRS-ja. Rrjedhimisht, vetëm federatat e kategorizuara përfitojnë mjete financiare nga MKRS-ja, përkatësisht nga buxheti i shtetit.

Kushti për kategorizim vetëm të federatave të licencuara ka përjashtuar disa federata nga ky proces.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika