Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së premtes në trotuar, në fshatin Terpezë të Malishevës.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Malishevë.
“Rreth orës 07:00 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në trotuar, në fshatin Terpezë-Malishevë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF Malishevë” ka thënë Elezaj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.