Ylli Dervishi largohet përfundimisht nga Shtëpia e Famshme e Big Brother VIP Kosova II.
Në Prime-n e 27, pas një konkurencë nga protagonistët e shtëpisë së famshme, është Ylli ai i cili u votua nga publiku për ta lënë aventurën e tij të kamerave.
Nikoqiri i mbrëmjes, Alaudin Hamiti ka pyetur banorët se ” Kush duhet të dalë sonte?”, shumica kanë thënë për Bucin vetëm Shqipja ka përmendur Blerandon.
Si arsyetim i saj se pse duhet të dalë Blerando, ajo ka thënë se është “hipokrit”.
Por banori i parë i shpëtuar nga treshja e fortë brenda shtëpisë është po ky “Hipokriti” i Shqipes që shpëtoi.
Ndryshe, para pak minutash, nikoqiri i spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka njoftuar mbylljen e televotimit për sonte.
Kësisoj, tanimë ka marrë fund dërgimi i SMS-ve për “banorin e nominuar që dëshironit ta shpëtonit”.
Pas pak minutash do të zbulohet emri i konkurrentit të eliminuar, për të cilin aventura televizive brenda BBVK-së, merr fund sonte.