Një 51-vjeçare është lënduar rëndë pasi është goditur nga vetura pasditen e sotme në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Besi të kryeqytetit.
Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Burobvci, i cili ka thënë se i vozitësi i automjetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkohë, e lënduara si pasojë e plagëve është dërguar në QKUK.
“Ndërkohë që policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrur masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti, vozitësi i veturës, mashkull, 23 vjeç, me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje, prej 48 orësh”.