Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se për shkak të reshjeve të borës kompanitë gjatë gjithë kohës janë në terren duke pastruar rrugët.
Në një postim në Facebook, i pari i Prishtinës ka thënë se të gjitha ekipet bashkë me zjarrfikësit po kujdesen që qarkullimi mos të jetë i vështirësuar.
Ai ka bërë apel që qytetarët të kenë kujdes gjatë vozitjes.
“Bora ka mbuluar Prishtinën tonë dhe ne po mirëmbajmë rrugët e kryeqytetit. Kompanitë gjatë gjithë kohës janë në terren, të gjitha ekipet tona bashkë me zjarrfikësit po kujdesen që qarkullimi mos të jetë i vështirësuar. Ju lutem të keni kujdes dhe të ndiqni rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht”, ka shkruar Rama.