Alibeaj: Humbëm një rast për t’i dhënë Shqipërisë një institucion që do të duhet të kishte legjitimitetin e palëve

“Në momentin kur ne ofruam rregullat që u pranuan, u pa qartë që nga ana e Ramës ndodhi ajo që ai di të bëjë gjithmonë, të tërhiqet. Për shkak të ndryshimeve famë zeza të vitit 2008, Presidenti zgjidhet me 71 vota", ka thënë Kryetari i i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Enkeljd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë ka deklaruar të hënën se Shqipëria nuk ka fituar një President dinjitoz.

Pas dështimit të raundit të tretë në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit, Alibeaj në një konferencë për mediat ka bërë përgjegjëse mazhorancën për dështimin e procesit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë është shprehur se kryeministri Edi Rama është terhequr nga marrëveshja që kishin në fillim palët për zgjedhjen e Presidentit.

“Në momentin kur ne ofruam rregullat që u pranuan, u pa qartë që nga ana e Ramës ndodhi ajo që ai di të bëjë gjithmonë, të tërhiqet. Për shkak të ndryshimeve famë zeza të vitit 2008, Presidenti zgjidhet me 71 vota. Humbëm një rast për t’i dhënë Shqipërisë një institucion që do të duhet të kishte legjitimitetin e palëve, që më vonë të ishte i tillë që sa herë të kishte sfida, të qëndronte në mënyrë serioze në lartësinë e detyrës”, ka thënë Alibeaj.

Alibeaj ka shtuar se nuk duhet një president i njëanshëm, por për të zgjedhur një president mbi palët duhej që gjatë këtij procesi, palët të ishin së bashku.

Enkeljd Alibeaj

“Kjo është arsyeja pse i qëndruam paktit ne, i qëndruam dakordësisë me idenë të mos jetë President vetëm i palëve. Se ishte ajo puna e tangos. Jo, nuk është president tangoje, jo, është President i shqiptarëve. Detyra jonë është të përfaqësojmë zërin e shqiptarëve”

“E si e përfaqëson zërin e shqiptarëve duke bërë një proces të tillë? E dini fare qartë që në fillim, ne do marrim pjesë sepse alternativa tjetër do ishte bojkoti dhe nga bojkoti askush nuk fiton, por do marrim pjesë dhe për faktin për t’i grisur maskën e hipokrizisë që PS dhe Edi Rama hodhi dikur sikur donin konsensus mbi palët. E pra ne bëmë pjesën tonë, pala tjetër është nuk bëri pjesën e vet”, tha Alibeaj.

Shumica parlamentare i ka qëndruar vendimit për të mos depozituar asnjë kandidaturë nën argumentin se deri në raundin e tretë, e cila është një e drejtë ekskluzive e opozitës.

Në tre raundet e para, Kushtetuta përcakton se kreu i shtetit zgjidhet me shumicë të cilësuar, 84 vota.

Në raundin e katërt dhe të pestë, presidenti zgjidhet me shumicë të thjesht, me 71 vota.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika