Një person në Gjilan është arrestuar për dhunë në familje.
Sipas policisë, personi që u arrestua është i dyshuari që mbrëmjen e së premtes tentoi të kryejë vetëvrasje duke hipur në murin e pendës së liqenit të fshatit Livoç i Epërm.
Pas kësaj, policia e ka identifikuar si recidivist i dhunës në familje dhe të njëjtin e ka arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti fillimisht ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke tentuar të hidhet nga diga në ujë, i dyshuari njihet si recidivist i dhunës në familje. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Lexo edhe: Policia e bind qytetarin, ai u tërhoq nga diga e liqenit të Livoçit pas 4 orëve