Telekomi i Kosovës ka nënshkruar kontratë me kompaninë nga Zagrebi, Ericsson Nikola Tesla për modernizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit mobil.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli teksa ka theksuar se investimet po vazhdojnë në modernizimin e rrjetit me teknologji 4g+, (5g-ready), dhe 5g në qendrat e mëdha.
“Pas një procesi të hapur dhe të sukseshëm të tenderimit, Kryeshefja ekzekutive e Telekomit të Kosovës nënshkroi sot kontratën kornizë në vlerë prej 15 milionë eurove në mes Telekomit të Kosovës dhe kompanisë Ericsson Nikola Tesla nga Zagrebi me të cilën vazhdon bashkëpunimi në mes të dy kompanive për modernizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës”, thuhet në njoftim.