Microsoft thotë se hakimi i sistemeve të tij u sponsorua prej Qeverisë ruse

Fotografi ilustruese

Hakerë të lidhur me Qeverinë ruse kanë fituar qasje në emailet e disa zyrtarëve të lartë të Microsoftit, ka thënë ky gjigant amerikan të premten.

Sulmi ka nisur në fund të nëntorit dhe është zbuluar më 12 janar, ka thënë kompania softuerike, përmes një deklarate.

Hakerët kanë shkarkuar disa dokumente që kanë qenë nëpër emaile, mirëpo kompania nuk ka treguar se kush është prekur prej këtij veprimi, duke përmendur vetëm “një përqindje të vogël të punëtorëve”.

Deri më 30 qershor, Microsofi ka pasur rreth 221.000 punëtorë.

“Microsofti e ka identifikuar kërcëninim si Midnight Blizzard, aktor i sponsoruar prej shtetit rus, që njihet edhe si Nobelium”, ka thënë kompania amerikane, shkruan Rel.

Microsoft ka thënë se fillimisht hakerët e kanë shënjestruar informacionin që është lidhur me grupin e tyre, dhe më pas e kanë shtrirë operacionin.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika