Nën patronatin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu në teatrin e qytetit në Gjilan, është mbajtur “Akademia përkujtimore për Presidentin dr. Ibrahim Rugova”.
Personalitete të ndryshme, banorë të Gjilanit e udhëheqësit institucional u bënë bashkë për të kujtuar veprën e Presidentit Rugova.
Me këtë rast, Presidentja Vjosa Osmani tha se poezia ‘Unë, biri yt, Kosovë’, është përkufizimi më i mirë i personalitetit të tij.
“ I shërbeu Kosovës deri në frymën e fundit dhe për ketë morri dashurin e të gjithëve. Ai e deshi Kosovën dhe dha gjithçka për të, në kujtesën e Kosovës, Presidenti nuk shfaqët vetëm si biri i saj, ai u rrit me dashurin e nënës Sof dhe nënës Kosovë. Kosova ishte me fat qe kishte njeriun e urtë e vizionar qe u kthye në një vizionarë. Ai pati aftësinë intelektuale për ta mbrojtur mendimin e lirë. U shndërrua në model të prijësit e që na mësoj se si ta arrihet liria se pari e brendshëm e pastaj ajo e jashtme. Presidenti Rugova i dha politikes dimensionin më të çmuar, atë human. Në personalitetin doktor Rugovës është parë historia e popullit të Kosovës. Ai fliste shkurt por fjalët i kumbonin shumë”, ka thënë Osmani.
Ne emër të Qeverisë së Kosovës, për veprën e punën e dr. Rugovës, foli Donika Gervalla, zëvendëskryeministre e Kosovës, e njëherë ministre e Punëve të Jashtme.
“ Muaji janar është treguar i pamëshirshëm për shqiptarët. Rrallë herë ndodhë në histori. Botërore qe një figurë e vetme të ketë këto cilësi. Dr Ibrahim Rugova si kishte të gjitha këto. Presidenti Rugova ishte intelektual që udhëhoqi më shqiptarët”.
Për punën e tij, fol ishpresidenti Fatmir Sejdiu.
Sejdu tha se Rugova, e hapi derën e paqes.
“E kishim një fat te kish prijësin dhe liderin e veçantë politik, dr, Ibrahim Rugova. ne sot flasim për punën që bëri për të gjithë, ai u bë liderë, morri përsipër të udhëheq LDK duke i dhënë rrugën e drejtë procesit të lirisë. LDK së bashku me Ibrahim Rugovën i bëri bashkë të gjithë pa dallime e madje i afrojë edhe boten mbarë. Ne vlerat e tij nuk kishte kompromise, ne që kemi punuar afër me të e dimë sa i pathyeshëm ishte në veprimet e tij. Rugova e shndërroi veten në emblemë politike. Presidenti Rugova na tregojë rrugën që duhet ndjekur por pa u humbur vlerat njerëzore”.
Ne këtë akademi përkujtimore morri pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kujtojmë se sot janë bërë 18 vite nga vdekja e Presidentit historik dr, Ibrahim Rugova.