Presidenti polak kritikon ekzekutivin e BE-së për bllokim fondesh

Presidenti polak, Andrzej Duda e ka kritikuar Komisionin Evropian për bllokim të fondeve të Bashkimit Evropian për vendin e tij

Presidenti polak, Andrzej Duda

Presidenti polak, Andrzej Duda e ka kritikuar Komisionin Evropian për bllokim të fondeve të Bashkimit Evropian për vendin e tij, duke e konsideruar këtë si “tentim për ta detyruar Poloninë të ndryshojë” qeverisjen e saj.

Ai ka thënë se është i hapur për t’i negociuar ndryshimet në sistemin e drejtësisë.

Qeveria e mëparshme polake, e udhëhequr prej partisë nacionaliste, Ligji dhe Drejtësia, është përfshirë në mosmarrëveshje me BE-në lidhur me reformat e Varshavës në sundimin e ligjit, duke rezultuar me bllokim të fondeve të bllokut evropian në vlerë të miliarda eurove.

Qeveria e re pro BE-së është zotuar për të rikthyer qasjen në këto fonde, duke e përmirësuar fushën e sundimit të ligjit, ndonëse është duke hasur në rezistencë prej mbështetësve dhe aleatëve të pushtetit të kaluar, përfshirë Dudan dhe disa gjyqtarë të lartë.

“Nuk kam dyshim se cila ka qenë arsyeja e bllokimit të parave nga Komisioni Evropian. Ka qenë veprim i pastër politik kundër autoriteteve të kaluara polake”, ka thënë Duda në një konferencë për media në Vilnius.

“Tentim për ta detyruar Poloninë që t’i ndryshojë autoritetet, kështu e kuptoj unë, dhe kështu duhet kuptuar, dhe lëvizjet e fundit vetëm sa e konfirmojnë këtë”, ka shtuar ai.

Megjithatë, Duda ka thënë se është i hapur për negociata dhe propozime për ndryshime eventuale në sistemin polak të drejtësisë, mirëpo ai nuk do të lejojë verifikim të ri të gjyqtarëve që janë emëruar gjatë mandatit të tij.

Zgjedhjet e 15 tetorit të vitit të kaluar, i kanë dhënë fund qeverisjes tetëvjeçare të partisë Ligji dhe Drejtësia, dhe më pas është formuar qeveria e re, në krye me ish-presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk./REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika