Në 18-të vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, Fondacioni qe mban edhe emrin e tij promovoi librin “Pushteti dhe intelektualët”.
Në organizim të pranishëm ishin edhe vet familja e presidentit Rugova si dhe figura të shumta publike nga kjo parti.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, falënderoi te gjithë pjesëmarrësit duke thënë se në këtë përvjetor të 18-të libri “Pushteti dhe Intelektualët”, bën qe te përcjellët tek rinia veprimtaria dhe shërbimi i presidentit Rugova.
“Ky libër ka këtë funksion dhe sikur vepra në tërësi na kujton intelektualin e lartë të tij e na bën ta dimë se sa me rëndësi është ai rrugëtim, që vlen jo vetëm të te djeshëm, por edhe te sotme e nesërmen”
Tutje ai tha se veprimtaria letrare e tij është shumë e veçantë, dhe do ta kenë udhërrëfim, që tregon se si nxënësi i Parisit admironte kulturën, ashtu si Rugova që zbatoi fushën e dijës dhe atë të politikës.
“Në të vërtetë, Rugova ishte një epokë dhe pas vete la një trashëgimi të pasur intelektuale dhe një trashëgimi politike, me rezultate të papërsëritshme e monumentale. Ati themeltar i shtetit të Kosovës, prijësi historik i popullit të Kosovës, themeluesi i Lidhjes Demokratike, formacionit të parë pavarësist; bartësi i lëvizjes më të madhe kombëtare për liri, pavarësi e demokraci, iku në amshim sot 18 vite më parë”, vazhdoi tutje Abdixhiku.
Ai tha se Rugova punoi aq shumë për vendin e vepra e Bogdanit i shërbente si shembull, e nga letrar i suksesshëm kaloi në president histori.
“Identifikimi me të paraqet vlerë, rrugëtimi mbetet model sjellje veprimi i në jetën tonë politike”- shtoi Abdixhiku.
Ndërkaq Mullish Hyseni tregoi se ky është botimi i tretë me radhë qe ka qëllim intervistat e Rugovës në shtypin shqiptar në radio e televizione
Këto libra me intervista të botuara sipas tij, janë meritë e akademikut Kujtim Shalës.
Hyseni përmendi edhe librin “Kështu foli Rugova”, i cili përfshiu intervista në shtypin e Kosovës nga 1990 -2005.
“Në këtë libër janë përfshirë deri në tetorin e vitit 2005, përmbledhja ka vlerën jo vetëm për kohën kur janë realizuar, si të tilla e pasurojnë fushën e studimeve nga Rugova sepse në të analizohen zhvillimet moderne”.
Hyseni tha se aty përfshihen çmimet e botimeve, pozitës së shkrimtarëve e deri te raportit të intelektualit me pushtetin.
“Leximi i këtyre intervistave jep mundësi për njohje për Rugovën, përgjigjet e tij janë shenja dalluese nga të gjithë intelektualët tjerë, ato rrahin tema të mëdha e që zbardhin qëllime politike jo vetëm brenda Kosovës por gjithë trojet shqiptare”- shtoi Hyseni.
Edhe studiuesit Muhamet Hamiti dhe Ndue Ukaj Thanë se saherë që përmendet Havelli, përmendet edhe Rugova, të dy ishin miq që deri diku patën fatin e njëjtë.
“Në vitin 2010 kur iu dha medalja e paqes Ibrahim Rugova, Havellit, ai tha se përtej tjerave Rugovën e kishte mik. E pushteti dhe intelektuali i lidh të dy.
“Ky është libri i 19-të, i pari mbante emrin Rugova i letërisë, pastaj Kujtesa e Rugovës.16 vite sa një shekull janë në kuptimin e veprës së tij, libri përmbledh intervistat gjatë një harku kohor”.
Hamiti përmendi Veprën e tij Refuzimi estetik pora disa viteve shkruante përtej letërisë, si zgjedhjet e lira, “refuzim do te thotë të mos pranosh atë që të impnohet” duke përmendur një citim të asaj vepre.
“Me gjuhën politike që Rugova guxoi ta përdorte në atë kohë, ai dhe kolegët e tij do kalonin në 98tën me publikun e gjërë.
“Nëse Serbia do përpiqet përsëri të shtyp autotentitetin tonë shqiptar, ai do përballet me kryengritje”- u citua një pjesë e një interviste gjatë asaj kohe.
Të dy studiuesit shpjeguan ne pika të shkurta pjesë nga libri në periudha të ndryshme, si përballja me shkrimtarët serb, deklarata gjatë sundimit serb në Kosovë, etj.
“Ibrahim Rugova ishte një epokë në vete me shumë vlera të papërseritshtme. Në fushën e artit thuhet se asgjë nuk ndodh nëse nuk ëndërrojmë, andaj libri ka vlerën qe paraqet Rugovën, si lexues, intelektual, e veprimtar me ndjenja”- shtoi Ukaj.
Promovimi u bë selinë e LDK-së./EO