Avokati i opozitarit serb Nikolla Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq ka thënë se pas vendosjes së luleve në Prekaz dhe pas deklarimeve të presidentit serb, Aleksander Vuçiq është ndaluar nga autoritetet serbe në aeroportin Nikolla Teslla.
Ai përmes rrjetit social “X” tha se “Kjo ndodhi si pasoj e vendosjes së luleve mbi varrin e një fëmije shqiptar të vrarë në Kosovë dhe pasi Aleksandar Vuçiq nga Davos tha për media se është ‘turp për gjithë jetën” një veprim i tillë, andaj për këtë “prokuroria dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre në këtë çështje’ “.
Tutje ai ka thënë se klienti i tij, përkatësisht Nikolla Sanduloviq ditë më parë “është rrahur për të njëjtën gjë”.
“Sanduloviq për të njëjtën gjë u rrah, u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për 10 ditë”.
“Nëse Joseph Goebbels do të ishte bërë Kryeministër/President në vend të Konrad Adenauer-it pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania do të ishte sot njësoj si Serbia, ku jo pas Sllobodan Millosheviqit, ministri i propagandës së Millosheviqit, Aleksandar Vuçiq u bë President/Kryeministër”, ka shkruar ai.
Ai tutje ka thënë që të qëndrojmë në pritje “për zhvillime të mëtejshme…” nga regjimi serb i Beogradit.
📢 Zadržan sam na granici na izlasku iz Srbije na aerodromu Nikola Tesla!
Do ovoga dolazi:
– nakon što sam na Kosovu položio cveće na grob ubijenog albanskog deteta;
– nakon što je Aleksandar Vučić iz Davosa za medije poručio da je to “sramota za ceo život i guranje obraza u… https://t.co/OK7QVB0dAW— Advokat Čedomir Stojković ☘️🇷🇸🇺🇦🌏 (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 21, 2024