Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçari nga Podujeva u rrah për vdekje nga dy të mitur (16 dhe 17 vjeç) më 14 janar në rrugën “Drenica” në Podujevë.
Në videon e publikuar shihet se Fejzullahu fillimisht është goditur me veturë, e më pas është goditur me shufër metalike nga njëri prej sulmuesëve, përkatësisht shoferi i veturës.
Fejzullahu ishte dërguar menjëherë pas sulmit për trajtim në Spital.
Si pasojë e plagëve të marra, ai vdiq të shtunën e 20 janarit në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Policia ka bërë të ditur se rasti po trajtohet si “Vrasje në tentativë”.