Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vizituar qendrën “Albi Mall” në Gjilan. Ajo kërkojë që sa më shumë të ketë përkrahje të prodhimeve vendore ndërsa përfaqësuesi i “Albi Mallit”, tha se me vizitën e Presidentes shtohet motivi për të investuar në zhvillimin ekonomik të vendit.
Nga afër po i sheh pothuaj çdo produkt të vendosur në një nga qendrat më të mëdha në rajonin e Anamoravës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë së dielës zgjodhi që të vizitoj “Albi Mall” në Gjilan ku nga afër pa edhe produktet vendore.
Për këto të fundit pati një interes të veçantë.
Nga këtu, e para e shtetit tha se duhet të rritet prezenca e produkteve të Kosovës në raftet e marketeve.
“Sot erdha që t’i përgëzoj për këtë të arritur ku përmes këtij biznesi ka punësuar rreth 500 qytetarë tanë dhe ka kontribuar në rritjen ekonomike të vendit tonë. Këtu në Gjilan krijohet edhe një bashkëpunim i ngushtë me Luginën pasi që ata e frekuentojnë këtë vend”, ka thënë presidentja Osmani.
E përfaqësuesi i “Albi Grup”, Betim Humolli tha se vizita e Presidentes i motivon që të punojnë dhe investojnë më shumë në Kosovë.
“Vizitat e tilla janë një përkrahje dhe motivim për neve si biznes që të vazhdojmë të zhvillojmë ekonomin e ti mbajmë të rinjtë në Kosovë. Me hapjen e kësaj qendre kemi më shumë se 1700 të punësuar. Një vizitë e tillë kontribuon në motivin tonë për të vazhduar e kontribuar në vendin tonë”, tha Humolli.
E para e shteti, në ketë vizitë takoi edhe disa nga të punësuarit për çka u interesua për punën e tyre.
Kjo qendër tregtarë ka hapur dyert për gjilanasit më tetë dhjetor 2023.