Si u rrah për vdekje me shkopa “Bejsbolli” 18 vjeçari Lulzim Fejzullahu?

Lulzim Fejzullahu, 18 vjeçari që dyshohet se u rrah nga dy të mitur, është varrosur në Podujevë pas obduksionit të kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore(IML)

Lulzim Fejzullahu, 18 vjeçari që dyshohet se u rrah nga dy të mitur është varrosur në Podujevë pas obduksionit të kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Të miturit me inicialet A.A dhe E.K dyshohen për vrasje të rëndë dhe janë dërguar në paraburgim. Ndërkohë Xhaxhai i Lulzimit për RTV Dukagjini ka rrëfyer versionin e tij se si nisja zënka e nipit me moshatarët e tij, dhe si u rrah brutalisht për vdekje.

Njoftimin për vdekjen dhe varrimin e 18 vjeçarit po e vendosin rreth 50 metra larg vendit ku dyshohet se u rrah për vdekje nga dy persona.

Varrimi i Lulzim Fejzullahutu u bënë orët e pasdites, pak orë pasi trupin e tij në Podujevë e solli Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa, vdekja e tij dyshohet se erdhi nga dora e njeriut.

Sipas familjarëve sherri në mes të Lulzim Fejzullahut dhe dy të miturve me inicialet (A.A dhe E.K) të dy 17 vjeçar, dyshohet se nisi tek berberi.

Më herët nuk dihet nëse kishin mos-marrëveshje, por për përplasjen tek salloni i floktarisë  dy të miturit erdhën t’i qërojnë hesapet një ditë më vonë.

Me viktimën të miturit u takun një ditë pas zënkës, më 14 janar rreth orës 12:00 në mesditë.

“Dyshohet që 18 vjeçari Lulzim Fejzullahu kishte dalur në marketin e lagjes dhe me të parë që dy persona po e përcjellin me një veturë të tipit “Golf 6″, filloi të ik në këtë rrugë. Të njëjtit persona e goditën e veturë pikërisht para kësaj shtëpie dhe e lanë të shtrirë në tokë.”

Pas kësaj dy të miturit dolën nga vetura.

“Pasi që e kanë rrëzuar me veturë i kanë hy me shipka bejsbolli dy persona, njëri ka sjellë me shkelma (me këmbë) e grushta e tjetri ka sjellë me shipkë (shkop) deri në alivanosje, e kemi dërguar në spital s’ka pasur shenja të përmirësimit dje edhe ka ndërru jetë në orën 15:20 pasdite”, tha Xhaxhai i 18 vjeçarit, Rrahim Fejzullahu.

Fejzullahu tregon se nipi kishte mbetur i shtrirë në tokë dhe kafkën e kishte të shqyer, për shkak të rrahjes brutale e cilas sipas tij dëshmohet edhe në pamjet e kamerave të sigurisë.

“Pasi që e kanë alivanosur, i kanë sjell sa ka qenë i shtrirë, shipka (shkopinj) të bejsbollit në kokë, asnjë shenjë djali nuk e ka pasur në trup përpos në kokë. Gjakderdhje edhe për veshëve, kafkën e kokës ia kanë thy, kafkën e krejës ia kanë thy me stupca (shkopa)”, u shpreh Fejzullahu.

Rrahim Fejzullahu, xhaxhait i 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu

Fejzullahu thotë se pret drejtësi, ndërsa tregon që është kontaktuar nga gjyshi i njërit prej të dyshuarve për vrasjen e nipit, por i ka thënë që tash për tash nuk ka çka flet me të, pasi që pret fjalën e institucioneve të drejtësisë.

RTV Dukagjini ka vizituar të dy famljet e të miturve të dyshuar për vrasjen e 18 vjeçarit. Nga asnjëra familje nuk pranuan të flasin para kamerës, përpos që thanë se janë të prekur për ngjarjen tragjike.

Në ditën që ndodhi rrahja Lulzimi ishte dërguar për trajtim në QKUK ndërsa dy të dyshuarit për rrahjen e tij ranë në prangat e Policisë dhe për ta tashmë ka vendim nga Prokuroria.

PROKURORIA THEMELORE E PRISHTINËS

“Prishtinë, 20 janar 2024– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me rastin e dt. 15 janar 2024, në Podujevë, ku pas një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën (tashmë të ndjerin, 18 vjeç), duke i shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tentativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit”

Pas vdekjes së 18 vjeçarit që po trajtohej që një javë në mjekimin intensive në QKUK, me autorizimin e prokurorit të shtetit, Policia e ka ndryshuar vlerësimin për vrasjen duke e cilësuar “Vrasje e Rëndë”.

RTV Dukagjini ka mësuar që njëri nga të dyshuarit për vrasjen e rëndë, i mituri me inicialet .E.K., është recidivist, ka qenë i dënuar dhe është liruar me kusht.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika