Ron DeSantis dorëhiqet nga gara për president të SHBA-së

Ron DeSantis, guvernatori republikan është tërhequr nga gara presidenciale duke pezulluar fushatën e tij, raporton The New York Times.

DeSantis ka thënë se ka marrë këtë vendim pasi mendon se kandidati tjetër, Donald Trump, është më superior për postin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

“Unë sot po pezulloj fushatën time. Trumpi është superior ndaj presidentit aktual, Joe Biden. Kjo është e qartë. E nënshkrova një premtim për të mbështetur kandidatin republikan dhe do ta respektoj atë premtim. Ai e ka mbështetjen time sepse ne nuk mund të kthehemi te garda e vjetër republikane e dikurshme”, është shprehur DeSantis, njëherit guvernator i Floridës.

Nga ana tjetër, ditë më parë, ish presidenti Donald Trump fitoi bindshëm në zgjedhjet presidenciale në shtetin e Iowas, andaj për DeSantis ky rezultat tregon “se s’ka kuptim të vazhdojë më tutje” garën partiake.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika