Sot mbahet samiti i BE-së në Shkup, pritet të ketë deklarata nga Kurti, Rama e Vuçiq

Këtë të hënë, në Shkup do të mbahet samiti i Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku pritet të dëgjohen edhe deklarata nga kryeministrat Albin Kurti i Kosovës, Edi Rama i Shqipërisë dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq

Foto nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e publikuar në platformën X.

Sot, Shkupi i Maqedonisë së Veriut është vendi i mbledhjes së liderëve rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të lartë për të diskutuar Planin e Rritjes për këtë rajon, i miratuar nga Komisioni Evropian.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, është nikoqir i këtij takimi, ku liderët e vendeve të rajonit janë mirëpritur mbrëmjen e së dielës në një darkë pune.

Para fillimit të mbledhjes, pritet që Kovaçevski dhe pjesëmarrësit të japin një deklaratë për media, ndërsa gjatë takimit pritet të diskutohet për Planin e Rritjes, progresin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe sfidat aktuale të rajonit.

Bëhet fjalë për konferencën “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama nga Kosova dhe Shqipëria, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, Milojko Spajic nga Mali i Zi, si dhe Srgjan Amixhiq nga Bosnja dhe Hercegovina.

Gjithashtu, do të mbahen deklarata për media nga liderët kryesorë ndërkombëtarë, duke përfshirë Gert Jan Kopmann nga Komisioni Evropian dhe Xhejms OBrajan nga administrata e Shteteve të Bashkuara.

Kurti: Plani për rritjen e BE-së të përshpejtojë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Kurti ka thënë se Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian dhe krijimi i tregut të përbashkët rajonal duhet të përshpejtojnë anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai ka shkruar në rrjetin social X se fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat e Bashkimit Evropian.

“U mblodhëm sot në Shkup për takimin ‘Ballkani Perëndimor takon BE-në’, si pjesë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi Planin e Rritjes së BE-së dhe SHBA-së”, ka thënë ai.

Në nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian prezantoi një plan të rritjes për Ballkanin Perëndimor me një fond prej gjashtë miliardë eurosh për grante dhe kredi, me qëllim të përshpejtimit të zhvillimit socio-ekonomik të rajonit në përgjigje të synimeve të Bashkimit Evropian.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan, në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro.

Pagesat është thënë se do të ekzekutohen vetëm pas përmbushjes së reformave të diskutuara.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika