Petkoviq: Kurti mërzitet kur Vuçiq arrin të negociojë më të mirën për serbët

Petkoviq, ka thënë se Kurti mërzitet kur Vuçiq arrin të negociojë më të mirën për serbët, e që sipas tij, Vuçiqi është problemi më i madh i Kurtit

Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, të hënën, ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë ditës së djeshme ka thënë, se Putini e Vuçiqi më nuk kanë nevojë as që të takohen, pasi marrëveshjet po i arrijnë përmes bisedave telefonike.

Përmes një postimi në Twitter, Petkoviq ka thënë se Kurti mërzitet kur Vuçiqi arrin të negociojë më të mirën për serbët.

“Pas një ekskursioni të pasuksesshëm në ShBA, Albin Kurti është i mërzitur kur Aleksandar Vuçiq arrin të negocojë më të mirën për serbët përmes telefonit”, ka shkruar Petkoviq.

 

Zyrtari serb, ka thënë se Vuçiqi është problemi më i madh i Kurtit, siç thotë ai, më mirë është për Kurtin të sigurojë ushqim e ngrohje për kosovarët sesa ta sulmojë Vuçiqin.

“Në vend që të sulmojë Vuçiqin, Albin Kurti do të ishte më mirë të sigurojë ushqim dhe ngrohje për shqiptarët e Kosovës. Ne e dimë që Vuçiqi është problemi i tij më i madh”, ka shkruar ai.

Ndryshe, të dielën e 29 majit, Kryeministri Kurti, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Vuçiq, se ka siguruar një marrëveshje me homologun e tij rus, Vladimir Putin, lidhur me furnizimin e gazit rus.

Vuçiq, pas një bisede telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ka thënë se Serbia do të ketë një çmim të favorshëm për gazin rus. Ai ka njoftuar për një marrëveshje që do të nënshkruhet dhe do të jetë trivjeçare, lidhur me furnizimin e kësaj lënde.

“Ata as nuk duhet të takohen më, marrëveshjet mes Putinit dhe Vuçiqit tani arrihen përmes bisedave telefonike”, ka shkruar Kurti në Twitter, duke shtuar deklaratën e Vuçiqit në lidhje me Kosovën pas takimit të tij të 19-të me Putinin në Sochi më 25 nëntor 2021.

Në këtë deklaratë, Vuçiq kishte thënë se me Putinin ka biseduar për veriun e Kosovës dhe se ia ka treguar se ku ndodhet në hartë.

“Unë fola për standarde të dyfishta dhe shpesh hipokrizi në marrëdhëniet ndërkombëtare, presidenti Putin e kuptoi dhe e kupton mirë se për çfarë po flas, por ai më kërkoi shpjegime shtesë, kështu që folëm për veriun e Kosovës dhe ia treguam në hartë”, kishte thënë ai.

Kurti reagon për ujdinë midis Rusisë e Serbisë për gazin, rikujton deklaratën e Vuçiqit për veriun e Kosovës

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika