Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, nën organizmin e Qeverisë së Maqedonisë së V., po mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE-së e ShBA-së.
E këtë takim e ka cilësuar si hap të madh për t’u afruar me BE-në, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Është një mundësi që nuk duhet ta humbim. Është një takim i rëndësishëm këtu sot. Një hap i madh për t’u afruar më shumë me Bashkimin Evropian. Konsideroj që është një mundësi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të diskutojmë së bashku”, ka thënë në Rama në konferencë për media.
Liderët rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarët të lartë do të diskutojnë për Planin e Rritjes për këtë rajon, i miratuar nga Komisioni Evropian.