Kurti: Që rajoni të integrohet ekonomikisht, duhet të ndërpriten kërcënimet e sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij në Shkup para liderëve të Ballkanit Perëndimor si dhe zyrtarëve të lartë të BE-së dhe SHBA-së, ka theksuar nevojën për ndërprerjen e kërcënimeve dhe promovimin e bashkëpunimit mes shteteve dhe institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Bashkimit Evropian në Shkup ka theksuar urgjencën e zgjerimit të Bashkimit Evropian për të përballuar agresionin rus.

“Kemi nevojë për zgjerim urgjent, për shkak se agresioni rus po vazhdon në Ukrainë. Duhet të jetë mundësi për bashkëpunim të fuqishëm rajonal. Kosova është e gatshme për reforma, që rajoni të integrohet dhe qytetarët të përafrohen”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka theksuar edhe nevojën për ndërprerjen e kërcënimeve të sigurisë për të lehtësuar integrimin ekonomik në rajon.

Ai ka thënë se integrimi thellë dhe rritja e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve kërkon besim të ndërsjellë dhe marrëdhënie normale mes shteteve dhe institucioneve.

“Që rajoni të integrohet ekonomikisht duhet t’i ndalojnë kërcënimet e sigurisë. Integrimi më i thellë dhe lëvizja e njerëzve dhe të mirave kërkon besim të ndërsjellë dhe raporte normale në mes të institucioneve tona dhe njerëzve. Kjo nuk mund të ndodhë, nëse liria e lëvizjes së mallrave, përdoret për të lëvizur armatim, apo të sponsorizohen sulme terroriste”, ka deklaruar Kurti.

“BE-ja paraqet zgjedhje strategjike të lidershipit të një shteti. Është detyra jonë të reformohemi e t’i plotësojmë kushtet, e BE-ja të gjykojë më pas bazuar në merita”, ka shtuar Kurti.

Kryeministri Kurti po ashtu theksoi se liritë për qarkullimin e mallrave nuk duhet të shfrytëzohen për qëllime të dyshimta si lëvizja e armëve apo sponsorizimi i sulmeve terroriste.

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika